Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vendosur sot një mbishkrim me mesazhin “UÇK na bashkon” në foltoren e Kuvendit të Kosovës, para vazhdimit të seancës konstituive.
Veprimi është bërë në një periudhë kur vëmendja politike në vend është e përqendruar edhe te procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. PDK-ja ka deklaruar se pret një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.
Mbishkrimi “UÇK na bashkon” është vendosur në pjesën e përparme të foltores, duke tërhequr vëmendjen gjatë hyrjes së deputetëve në sallë.
Ndërkohë, PDK-ja po merr pjesë në seancën e 9 shtatorit, ndërsa në Kuvend pritet të zhvillohen procedurat për konstituimin e institucioneve.



Leave a Reply