
Real Madrid e ka nisur me fitore aventurën në Champions League, duke mposhtur Interin me rezultat 2-1 në Santiago Bernabéu.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 14-të me Kylian Mbappén, ndërsa Fede Valverde shënoi golin e dytë vetëm pak minuta më vonë, duke përfituar nga një tjetër gabim i Interit.
Interi u rikthye në lojë në pjesën e dytë, kur Carlos Augusto ngushtoi rezultatin në minutën e 77-të. Italianët kërkuan barazimin deri në fund, por nuk arritën ta gjenin golin e dytë.
Në minutat e fundit, Thibaut Courtois ishte vendimtar me disa pritje të rëndësishme, duke i siguruar Real Madridit tri pikët në ndeshjen e parë të Champions League.


Leave a Reply