Në prag të ditës së shumëpritur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, moderatorja dhe këngëtarja shqiptare Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar në “Story” një poster ku shfaqen ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke e ndarë kështu me ndjekësit e saj atmosferën e krijuar në prag të shpalljes së aktgjykimit.
Postimi vjen në një moment kur vëmendja e shqiptarëve është përqendruar te Haga, pasi më 16 shtator pritet të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Kosovë dhe në Hagë tashmë janë zhvilluar aktivitete të shumta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa mërgata dhe qytetarë të shumtë janë nisur drejt Holandës për të qenë pranë tyre në këtë moment të rëndësishëm.
Postimi i Luanës është komentuar si një tjetër shenjë e vëmendjes së figurave publike shqiptare ndaj zhvillimeve që priten nesër në Hagë, në një ditë që pritet të ndiqet me interes të madh në Kosovë dhe në mërgatë.



Leave a Reply