Një moment emocional është shënuar gjatë marshit të sotëm në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe vajza e Rexhep Selimit, e cila u shfaq e emocionuar gjatë marshit. Pamjet e saj kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke përcjellë një moment të fortë emocional.
Marshi “Liria ka Emër” u mbajt sot në Prishtinë, në një kohë kur në Hagë po afrohet vendimi përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pjesëmarrësit në marsh shprehën mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, ndërsa atmosfera gjatë gjithë tubimit u shoqërua me pankarta, flamuj dhe thirrje për drejtësi.
Momenti i vajzës së Rexhep Selimit është një nga pamjet që ka përcjellë emocionet e marshit të sotëm, duke treguar edhe dimensionin familjar e njerëzor të kësaj dite për familjet e ish-krerëve të UÇK-së.



Leave a Reply