Prindërit ngrenë alarm: Video me këngë dashurie e alkool nga drejtoresha, përderisa nxënësit mësojnë pa klimë e pa Smart Board-a!

Drejtoresha e shkollës fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, Kreshnike Kabashi, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale përmes videove të publikuara në platformën TikTok. Në këto materiale, ajo shfaqet në momente argëtuese me shoqërinë dhe përmbajtje që prek tema si dashuria, alkooli dhe jeta e natës.

Mirëpo, përtej aktivitetit në rrjete sociale, disa prindër kanë dërguar raportime në redaksinë e Fakti Medias duke ngritur shqetësime serioze për kushtet në të cilat mësojnë fëmijët e tyre. Sipas prindërve, nxënësit përballen me temperatura të larta gjatë ditëve të nxehta sepse klasat nuk kanë sistem klimatizimi, si dhe mungojnë pajisjet moderne mësimore si Smart Board-at.

Kjo situatë ka nxitur reagime dhe pikëpyetje mbi përparësitë e menaxhimit të shkollës, duke vënë në pah kontrastin mes imazhit personal në rrjete sociale dhe kushteve në institucionin arsimor. Redaksia mbetet e hapur për një reagim apo sqarim nga drejtoresha Kabashi dhe institucionet përkatëse arsimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *