Linda Morina ishte e pranishme në “Marshin për Liri”, i cili u mbajt të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Gjatë marshit, në mesin e shumë qytetarëve dhe figurave publike që morën pjesë në tubim, u pa edhe Linda Morina. Prania e saj është kapur në video, ndërsa pamjet kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Marshi mblodhi një numër të madh qytetarësh, të cilët përmes pankartave, flamujve dhe mesazheve të tyre shprehën mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, në prag të vendimit të pritshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.


Leave a Reply