Pas “Marshit për Liri” të mbajtur më 12 shtator në Prishtinë, platforma qytetare “Liria ka Emër” po i zhvendos aktivitetet në Hagë, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Platforma ka bërë thirrje që qytetarët dhe diaspora shqiptare të bashkohen në Hagë më 15 dhe 16 shtator. Aktivitetet nisin më 15 shtator në orën 22:00, me “Natën e Pritjes”, dhe do të vazhdojnë deri në mëngjesin e 16 shtatorit, kur pritet shpallja e vendimit.
Pas marshit në Prishtinë, ku sipas organizatorëve morën pjesë rreth 100 mijë qytetarë, platforma ka theksuar se vëmendja tash është përqendruar te 16 shtatori dhe te kërkesa për liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të jenë bashkë në Hagë dhe ta përcjellin nga afër këtë moment të rëndësishëm.



Leave a Reply