Ardian Gjini priti delegacionin slloven, diskutohen zhvillimet politike dhe marrëdhëniet dypalëshe

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim delegacionin slloven, i përbërë nga z. Anžej Frangeš, Përfaqësues Special i Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, z. Borut Blaj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, si dhe znj. Eliška Kersnič Žmavc, Shefe e Departamentit për Zgjerim dhe Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Nënkryetari Gjini vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Republikës së Sllovenisë për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *