,

Leonora Jakupi publikon këngën e re “Po vjen Komandanti” – një këngë kushtuar çlirimtarëve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Po vjen Komandanti”, një këngë me mesazh të fuqishëm kushtuar çlirimtarëve dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Kënga vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për opinionin publik në Kosovë, vetëm pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Përmes këtij projekti, Jakupi përcjell emocion, krenari dhe mirënjohje për ata që kontribuuan në luftën për çlirimin e Kosovës. Vetë këngëtarja e ka përshkruar muzikën si një mënyrë për të përcjellë emocionin e kombit në momente të rëndësishme.

Muzika dhe produksioni janë realizuar nga Edmond Zhulali, ndërsa tekstin e ka shkruar Fatmir Mušliu. Në kitarë është Arjan Gjici, ndërsa back vokali është realizuar nga Fatbardh Karaj. Videoklipi është prodhuar nga OLL KORREKT.

Publikimi i këngës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, veçanërisht për shkak të temës së saj dhe kohës kur është publikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *