Haradinaj pas vendimit në Hagë: I papranueshëm, i padrejtë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Haradinaj e ka cilësuar vendimin si “të papranueshëm dhe të padrejtë”, duke thënë se vendimi nuk është në emër të tij dhe as në emër të popullit të Kosovës.

“Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”, është shprehur Haradinaj. Ai ka theksuar gjithashtu se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë edhe në shkallën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *