Fisnik Ismaili me mesazh të fortë: “UÇK-në s’e ka shkelë vetëm kjo gjykatë

Ish-deputeti dhe aktivisti Fisnik Ismaili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ismaili ka shkruar se, sipas tij, UÇK-ja nuk është përballur vetëm me gjykimin në Hagë, por se një pjesë e shoqërisë kosovare e ka dëmtuar ndër vite përmes heshtjes dhe qëndrimeve të ndryshme publike.

“UÇK-në s’e ka shkelë vetëm kjo gjykatë. E ka shkelë një pjesë e mirë e këtij populli me vjet, në heshtje, me një inat që nuk shpjegohet”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Ismaili ka thënë se dita e sotme lidhet me varrosjen e një pjese të historisë së suksesit të Kosovës, duke iu referuar procesit që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Sepse shqiptari krejt t’i fal, veç suksesin jo”, përfundon postimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *