Ngjarje e re në Kuvendin e Kosovës pas vendimit të sotëm në Hagë. Sipas raportimeve të publikuara mbrëmjen e së mërkurës, deputetë kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku në rend dite do të ishte zhbërja e Gjykatës Speciale.
Sipas raportimit, në këtë nismë janë përfshirë deputetë të partive opozitare, ndërsa qëllimi është sigurimi i numrit të nevojshëm të nënshkrimeve për ta proceduar kërkesën në Kuvend.
Nisma vjen në një ditë të ndjeshme për Kosovën, pas zhvillimeve të sotme lidhur me proceset në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.



Leave a Reply