Pas shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, vëllai i Kadri Veselit ka reaguar lidhur me dënimin e marrë nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke shprehur zhgënjimin e tij për aktgjykimin e Gjykatës Speciale.
“Vendimi ishte jo i mirë, por çfarë të bëjmë, duhet të pajtohemi. Ishalla nuk na ka dënuar Zoti”, u shpreh ai.
Veseli tha se, sipas tyre, procesi gjyqësor nuk ka qenë i drejtë.
Reagimi vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Kadri Veselit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.
Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë. Vendimi u shpall më 16 shtator 2026, në kuadër të aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.



Leave a Reply