Komuna e Gjilanit, vazhdon të jetë në nivel të mirë sa i përket zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike

Këto janë kërkesat për qasje në dokumente zyrtare për vitin 2025

Komuna e Gjilanit, vazhdon të jetë në nivel të mirë sa i përket zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

Në raportin e punës së publikuar për vitin 2025, pasqyrohen aktivitetet dhe rezultatet e punës një vjeçare, ku janë paraqitur, shqyrtuar e aprovuar 24 kërkesa.

Numri më i madh i kërkesave apo 7 të paraqitura ishte nga organizatat joqeveritare, pasuar 4 të tjera nga individë, 3 nga mediet dhe 10 kërkesa për qasje në dokumente zyrtare ishin nga të tjerët.

Në periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor 2025 numri më i madh i kërkesave, apo 8 ishin për dokumente administrative, 6 për dokumente lidhur me ushtrimin e funksioneve publike, 3 për shpenzimin, nga 2 ishin për dokumente ligjore, për mjedisin e të tjera dhe 1 ishte lidhur me marrëdhënien e punësimit.

Për t’u informuar lidhur me kërkesat për qasje në dokumente zyrtare shikojeni raportin në vijim, ku mund të gjeni të dhënat më të hollësishme.

https://gjilan.rks-gov.net/…/Raporti-vjetor-per-qasje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *