,

Leonora Jakupi i jep fund shqetësimit të fansave, tregon për ndërhyrjen në sy

Këngëtarja Leonora Jakupi ka sqaruar shqetësimin që u krijua së fundmi rreth gjendjes së syrit të saj.

Pas paraqitjes së saj në emisionin “Canape”, ku u vu re se e mbante njërin sy pjesërisht të mbyllur, fansat nisën të pyesnin se çfarë kishte ndodhur. 

Përmes një postimi në Instagram, Leonora tregoi se në kapakun e sipërm të syrit i ishte krijuar një inflamacion, për të cilin iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël. Sipas mjekut, inflamacioni mund të ndikohet nga prekja e syrit me duar, lotimi apo pagjumësia. 

Artistja i qetësoi ndjekësit duke treguar se ndërhyrja ishte shumë e shpejtë dhe gjithçka kaloi pa probleme.

Intervenimi ishte shumë i shpejtë”, ka thënë Leonora. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *