Kosova dhe Austria nënshkruajnë Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral në Mbrojtje për vitin 2026

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë, ku palët kanë nënshkruar Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026, dokument, i cili përcakton aktivitetet konkrete dhe fushat e angazhimit të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti, së bashku me zyrtarë të këtij Departamenti priti delegacionin austriak të kryesuar nga gjeneral brigade Nikoluas Rottenberger, udhëheqës i Divizionit të Diplomacisë Ushtarake.

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

🔗 Për detaje të plota nga takimi, komunikatën e plotë mund ta lexoni në faqen zyrtare në linkun më poshtë:

https://mod.rks-gov.net/NewsDetails/33/1384

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *