Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt New Yorkut, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e lidhura me Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë, me fokus në promovimin dhe forcimin e interesave dhe vlerave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përveç takimeve diplomatike, sipas raportimeve, Kurti do të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të organizatave të diasporës dhe investitorë potencialë për Kosovën. Një pritje me komunitetin shqiptaro-amerikan është paralajmëruar në Bronx më 19 shtator.
Vizita zhvillohet në prag të mbledhjes së liderëve botërorë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku këtë vit diskutimet do të përfshijnë çështje globale si inteligjenca artificiale, luftërat dhe konfliktet ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe e ardhmja e OKB-së.



Leave a Reply