,

KQZ ndan mbi 144 mijë euro për deputetët e rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të ndajë 144 mijë e 657 euro e 53 centë për deputetët e Kuvendit të sapokonstituuar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 87-të të KQZ-së dhe i referohet ndarjes së 10 për qind të mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvend, për periudhën 13 shtator deri më 31 dhjetor 2026

Sipas KQZ-së, këto mjete janë ndarë për financimin e aktiviteteve dhe punës së secilit deputet.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ ka marrë edhe vendim për pezullimin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), pasi partia nuk e kishte mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afatit të përcaktuar. PAI është obliguar që ta mbajë kuvendin brenda 45 ditësh, në të kundërtën mund të çregjistrohet nga regjistri i partive politike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *