Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka shqetësuar ndjekësit pasi publikoi një fotografi nga shtrati i Spitalit Amerikan në Prishtinë, ku shihet duke marrë infuzion dhe nën kujdesin mjekësor.
Fillimisht, Benita nuk kishte dhënë shumë detaje rreth asaj që kishte ndodhur, ndërsa pamjet nga spitali ngjallën reagime dhe shqetësim te ndjekësit e saj.
Më vonë, ajo ka sqaruar se situata lidhet me një incident gjatë ngasjes së makinës. Benita ka bërë të ditur se është mirë me shëndet dhe, përmes një mesazhi, u ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Mos vozitni shpejt. Jeta është shumë më e vlefshme se shpejtësia dhe adrenalina”, është shprehur ajo.
Në postimin e publikuar nga spitali, Benita gjithashtu ka falënderuar Spitalin Amerikan në Prishtinë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj saj.
Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth rrethanave të incidentit apo nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.



Leave a Reply