,

Shqiptarët mblidhen në Vjenë, protesta e diasporës për ish-krerët e UÇK-së

Dhjetëra e qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Tubimi është zhvilluar në sheshin Heldenplatz, ku shqiptarët kanë shprehur qëndrimet e tyre ndaj vendimit.

Protestuesit kanë dalë me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje si “Liri për çlirimtarët”, “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.

Tubimi në Vjenë është pjesë e protestave të diasporës shqiptare që po zhvillohen në disa qytete të Evropës dhe më gjerë, pas dënimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pamjet nga Vjena tregojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë tubim, ku mesazhi kryesor i protestuesve ishte shprehja e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesa për drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *