LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Në emër të Lidhjes Rajonale të Futbollit Gjilan, ju shprehim urimet tona më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në pozitën e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Rizgjedhja juaj përfaqëson vlerësim për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm në zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Republikën e Kosovës. Jemi të bindur se edhe në mandatin tuaj të radhës do të vazhdoni të udhëhiqni me vizion, përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke forcuar më tej institucionin e FFK-së dhe strukturat e saj.

LRF Gjilan mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv në funksion të zhvillimit të futbollit në nivel rajonal dhe kombëtar.

Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe suksese të mëtejme në realizimin e objektivave tuaja.

Mëtej LRF Gjilan uron Armend Misinin për marrjen e mandatit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FFK

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRF Gjilan) shpreh urimet më të përzemërta për z. Armend Misini, me rastin e marrjes zyrtarisht të mandatit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ky emërim përfaqëson një vlerësim të merituar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të z. Misini në zhvillimin e futbollit, si në nivel rajonal ashtu edhe kombëtar. Jemi të bindur se përvoja, integriteti dhe vizioni i tij do të jenë një vlerë e shtuar për punën dhe vendimmarrjen e FFK-së.

LRF Gjilan i uron suksese të shumta në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të avancimit të futbollit të Kosovës.