Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka reaguar sot në rrjetet sociale lidhur me rastin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Qereti ka publikuar një fotografi të bashkëshortes së Krasniqit dhe ka folur për ndikimin që proceset gjyqësore kanë te familjet e personave të akuzuar.
Në reagimin e saj, këngëtarja thekson se pas çdo vendimi gjyqësor janë edhe familje që përballen me vite ndarjeje, pasigurie dhe shqetësimi. Ajo ka shkruar se dhimbja e këtyre familjeve nuk duhet të injorohet.
Qereti ka deklaruar gjithashtu se kritika e saj nuk është sulm personal ndaj gjyqtarëve, por lidhet me kërkesën për trajtim të barabartë dhe përgjegjësi të njëjtë në drejtësi.
Në fund të postimit, ajo ka përdorur edhe hashtagët #ShameOnTheHague, #JusticeForKosovo, #Kosovo dhe #UCK, duke theksuar se beteja ligjore vazhdon derisa të shterohen të gjitha mundësitë ligjore.
Reagimi i këngëtares është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit lidhur me rastin në Hagë.



Leave a Reply