Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet pa vonesa të mëtejshme statusi i shtetit kandidat për anëtarësim.
Kurti e bëri kërkesën gjatë një takimi në New York me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe përfaqësues të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Kurtit, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, vazhdon të mbetet pa përgjigje. Ai tha se statusi kandidat do të ishte, sipas tij, përgjigje ndaj orientimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.
Në takimet në New York, Kallas ka theksuar ndërkohë nevojën për përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.



Leave a Reply