Komuna e Kamenicës rrëmben çmim për digjitalizim, komuna me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë

Sot, Komuna e Kamenicës ka pranuar ë për komunën me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë.
Ky çmim ipet për Komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” nga Democracy for Development (D4D) në bashkëpunim me KFOS (Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur).

D4D gjithashtu ka mbajtur edhe një sesion të hapur diskutimi më zyrtarët komunal dhe të rinj nga Komuna e Kamenicës në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike” në bashkëpunim me NED.
Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera.

Diskutimi kryesisht u fokusua në mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e dëgjimeve publike si dhe pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike dhe atë institucionale.

Gjithashtu u diskutua edhe për mënyra të ndryshme bashkëpunimi mes D4D dhe Komunës së Kamenicës, për të shtuar kapacitetet e komunës.



Leave a Reply