Klestor Veseli, emri më i kërkuar në Google nga kosovarët këtë javë

Emri i Klestor Veselit, djalit të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme të kërkimeve në Google nga përdoruesit në Kosovë gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave të Google Trends të raportuara nga Reporteri, kërkimet për “Klestor Veseli” janë rritur për mbi 5,000 për qind krahasuar me javën paraprake dhe janë klasifikuar si “Breakout”, term që Google e përdor për kërkime që kanë pësuar rritje shumë të madhe të interesimit. Interesi më i lartë është regjistruar më 18 shtator, ndërsa në kërkimet e ngjashme janë shfaqur edhe pyetje si “Klestor Veseli age” dhe “Klestor Veseli mosha”. Rritja e interesimit është regjistruar në periudhën pas publikimit të aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *