Shefi i EULEX-it në Kosovë në takim me Gazmend Hoxhën, diskutojnë për sigurinë

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, ka zhvilluar të premten një takim zyrtar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku në fokus ka qenë situata e sigurisë në vend dhe bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. 

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë.

Në përfundim të takimit, Hoxha e ka falënderuar Lopes për vizitën dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *