Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën Agios Panteleimonas të Athinës, ku persona të armatosur kanë qëlluar drejt një lokali.
Sipas raportimeve të mediave greke, të shtënat ndodhën rreth orës 23:50, kur disa persona që udhëtonin me një automjet hapën zjarr drejt pjesës së jashtme të një kafeneje. Nga incidenti mbeti e plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare.
Vajza u dërgua në spital nga nëna e saj dhe, sipas informacioneve fillestare, plagët në këmbë nuk paraqesin rrezik për jetën.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar nga vendi me automjet.



Leave a Reply