Tifozët nga e gjithë Kosova bashkohen sot në Prishtinë, protesta nis në orën 15:00
Të gjitha tifogrupet e Kosovës janë paralajmëruar se do të mblidhen sot, më 27 shtator, në Prishtinë, në një protestë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit të publikuar nga tifogrupi “Plisat”, protesta është planifikuar të nisë në orën 15:00.
Organizatorët kanë bërë thirrje që rivalitetet mes tifogrupeve të lihen mënjanë për këtë tubim. Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale, ndërsa në Prishtinë prej 16 shtatorit janë zhvilluar protesta të përditshme me moton “Jo në emrin tim”.
Sipas raportimeve, protesta e sotme pritet të mbledhë tifozë nga grupe të ndryshme të Kosovës. Organizatorët kanë deklaruar se qëllimi i tyre është shprehja e qëndrimit ndaj zhvillimeve në Hagë dhe kërkesa për veprime institucionale.
Protestat në Prishtinë kanë vazhduar për më shumë se një javë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në protestën e mbrëmshme, e cila ishte nata e 11-të radhazi, sheshi “Skënderbeu” u mbush me qytetarë.



Leave a Reply