Kënga e re e Eli Malajt, “Gelem Gelem”, është kthyer në temë diskutimi në rrjetet sociale, por jo vetëm për muzikën. Në videoklip shfaqet edhe flamuri rom, detaj që ka nxitur reagime dhe një numër të madh mesazhesh drejtuar këngëtares.
Pas reagimeve, Eli Malaj vendosi të përgjigjet publikisht përmes një postimi në Instagram Story. Ajo tha se respekti për flamurin rom nuk e ndryshon identitetin e saj dhe se nuk e bën atë “më pak shqiptare”.
“E shoh që jeni prek shumë nga flamuri rom e më keni nis SMS pa fund! Unë jam shqiptare e një flamur që e respektoj nuk ma ndryshon etninë, s’ma prek identitetin e as më ban më pak shqiptare”, shkroi këngëtarja.
Ajo shtoi se nuk e sheh të arsyeshme urrejtjen ndaj njerëzve për shkak të përkatësisë së tyre, duke theksuar se për të rëndësi ka karakteri dhe mirësia e një personi.
Ndërkohë, “Gelem Gelem” ka marrë vëmendje të konsiderueshme që nga publikimi, ndërsa simbolika e përdorur në videoklip ka bërë që projekti të diskutohet gjerësisht në rrjete sociale.



Leave a Reply