Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me deklaratat e tij pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Çitaku e ka kundërshtuar qëndrimin e ambasadorit se aktgjykimet kanë të bëjnë me përgjegjësi individuale për krime ndaj pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme. Ajo pretendon se ky interpretim e redukton peshën e vendimit dhe ka vënë theksin te gjetjet e gjykatës lidhur me konceptin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.
Në reagimin e saj, Çitaku ka thënë se ambasadori, sipas saj, nuk e ka përcjellë në mënyrë të plotë procesin gjyqësor dhe ka kritikuar përdorimin e gjuhës diplomatike për përshkrimin e vendimit.
Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk pajtohet që lufta e UÇK-së të përshkruhet në terma që, sipas saj, e lidhin atë me kriminalitetin.
Ndërkohë, ambasadori Hargreaves ka bërë thirrje për reagime “të qeta dhe dinjitoze” pas aktgjykimit, duke theksuar që vendimet gjyqësore nuk duhet të cenojnë shtetësinë e Kosovës.



Leave a Reply