,

Netflix publikon trailerin e dokumentarit të ri për Matthew Perry – rrëfime të forta për jetën e aktorit

Netflix ka publikuar trailerin e parë të dokumentarit me tri pjesë, “The One About Matthew Perry”, që i kushtohet jetës dhe trashëgimisë së yllit të Friends, Matthew Perry. Seriali do të publikohet në Netflix më 27 tetor 2026. 

Në dokumentar, motra e Perry-t, Mia Perry Bowick, flet për herë të parë në mënyrë të detajuar për vëllain e saj dhe betejën e tij shumëvjeçare me varësinë. Në trailer ajo zbulon se Perry kishte shpenzuar rreth 7 milionë dollarë në përpjekjet për t’u bërë i esëll. 

Dokumentari përmban gjithashtu fotografi dhe video të papublikuara më parë nga arkivi familjar, si dhe dëshmi nga miq, bashkëpunëtorë dhe persona të afërt me aktorin. 

“The One About Matthew Perry” do të trajtojë jo vetëm suksesin e tij si Chandler Bing në Friends, por edhe anën më private të jetës së tij, përfshirë përpjekjet për rehabilitim dhe ndikimin që pati varësia në jetën e tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *