Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Staškov të Sllovakisë, ku një nxënës 13-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me thikë mësues dhe nxënës. Si pasojë e sulmit, një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.
Sipas autoriteteve, një tjetër mësuese, 41-vjeçare, ka marrë plagë të rënda në gjoks, ndërsa një nxënëse është dërguar në spital në gjendje kritike. Policia e ka arrestuar nxënësin dhe ka nisur hetimin për vrasje të dyshuar me paramendim.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 29 shtatorit në qytetin e vogël Staškov, pranë kufirit me Republikën Çeke dhe Poloninë. Autoritetet kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka pasur më rrezik për personat e tjerë në zonë.
Motivi i sulmit nuk është bërë ende i ditur. Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, dhe kryeministri Robert Fico kanë shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe kanë reaguar ndaj ngjarjes.



Leave a Reply