Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, është bërë nënë për herë të parë.
Xhuli ka sjellë në jetë binjakët e saj, një vajzë dhe një djalë, duke ndarë lajmin emocionues me ndjekësit përmes rrjeteve sociale. Ajo publikoi edhe mesazhin e saj të parë pas lindjes, duke i cilësuar dy fëmijët si “dy mrekullitë e mia”.
“I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm”, ka shkruar Juliana, duke rrëfyer se ky ka qenë një nga udhëtimet më të vështira, por njëkohësisht edhe më të bukura të jetës së saj.
Gjatë shtatzënisë, Juliana kishte treguar se ishte në pritje të binjakëve dhe kishte ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga përgatitjet për lindjen. Tashmë, pas muajsh pritjeje, ajo ka përqafuar rolin e ri si nënë.
“Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla”, ka shkruar Xhuli në mesazhin e saj emocionues.



Leave a Reply