Alarm në qendër të Prishtinës pas dyshimeve për bombë, Policia konfirmon se nuk kishte eksploziv

Një alarm sigurie është ngritur pasditen e së enjtes në qendër të Prishtinës, pasi Policia e Kosovës ka pranuar informacion për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Sipas Policisë, informacioni është pranuar rreth orës 17:00, pas së cilës njësitet kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për arsye sigurie, qytetarët në një pjesë të perimetrit janë evakuuar, ndërsa zona është siguruar deri në përfundimin e kontrollit.

Pas kontrollit të kryer nga njësitet përkatëse, Policia ka konfirmuar se nuk bëhej fjalë për një mjet shpërthyes. Rasti tashmë është duke u trajtuar nga hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për të sqaruar rrethanat që çuan në raportimin e mjetit të dyshimtë.

Policia fillimisht kishte vendosur një perimetër sigurie dhe kishte ndërmarrë masat e nevojshme për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët, deri në verifikimin e plotë të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *