Kosova me një përbërje të pazakontë në Botërorin e Xhudos

Kosova do të ketë një përfaqësim të veçantë në Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili nis këtë të diel në Baku të Azerbajxhanit. Për herë të parë, delegacioni kosovar në një Botëror do të ketë më shumë xhudistë meshkuj sesa xhudiste femra.

Në garë do të marrin pjesë Akil Gjakova, Dardan Cena, Shpati Zekaj dhe Laura Fazliu. Gjakova dhe Cena do të garojnë në kategorinë deri në 73 kilogramë, Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë, ndërsa Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. 

Kosova synon të vazhdojë traditën e rezultateve të saj në këtë sport. Deri tani, xhudistët kosovarë kanë fituar dhjetë medalje në Kampionatet Botërore. Megjithatë, këtë herë mungon Distria Krasniqi për shkak të një lëndimi.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena pritet të garojnë të martën, Laura Fazliu të mërkurën, ndërsa Shpati Zekaj të premten. Trajneri Driton Kuka e ka cilësuar Botërorin si një garë të rëndësishme edhe për grumbullimin e pikëve olimpike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *