Merz uron Kurtin për mandatin e ri: “Të tejkalohen dallimet politike”

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar një letër urimi Albin Kurtit pas rizgjedhjes së tij si kryeministër i Kosovës. Në letrën e publikuar më 3 tetor, Merz e ka uruar Kurtin për mandatin e ri dhe ka theksuar se Kosova ka lënë pas një periudhë të gjatë pasigurie politike.

Merz ka vlerësuar se konfirmimi i Kurtit në krye të Qeverisë krijon mundësi për ndërtimin e urave përtej dallimeve partiake, zgjidhjen e çështjeve institucionale dhe avancimin e reformave në Kosovë.

Kancelari gjerman ka theksuar gjithashtu se Gjermania mbetet një partner i fuqishëm dhe i besueshëm për Kosovën, duke nënvizuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Në mesazhin e tij, Merz ka përmendur edhe procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *