Vendet e G7 kanë rënë dakord për një lëshim të koordinuar të deri në 100 milionë fuçive naftë dhe produkteve të naftës nga rezervat strategjike, në përpjekje për të stabilizuar tregjet globale të energjisë dhe për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve.
Sipas deklaratës së përbashkët të G7, masa do të koordinohet përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA). Një pjesë e konsiderueshme e rezervave, veçanërisht dieselit, pritet të dalë në treg brenda 20 ditëve të para, ndërsa pjesa tjetër do të lëshohet gjatë një periudhe prej rreth katër muajsh.
Vendimi vjen në një periudhë presioni të madh mbi tregjet e energjisë, ndërsa çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm për shkak të tensioneve dhe ndërprerjeve të furnizimit.
IEA ka bërë të ditur ndërkohë se vendet anëtare kanë lëshuar tashmë qindra miliona fuçi nga rezervat strategjike si pjesë e masave emergjente për furnizimin e tregut.



Leave a Reply