Defekt në pajisjet elektrike, minatorët e Trepçës mbeten brenda minierës

Minatorët që ndodhen brenda minierës së Trepçës pas një defekti në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë, sipas informatave të fundit nga menaxhmenti i ndërmarrjes.

Minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00. Për shkak të defektit, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë, ndërsa ekipet teknike tashmë janë duke punuar për sanimin e problemit dhe rikthimin e energjisë.

Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë të sigurt.

Në vendngjarje ndodhet edhe menaxhmenti i Trepçës, ndërsa më herët aty kanë qenë të pranishme edhe ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

Sipas informatave të deritanishme, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ekipet përgjegjëse po vazhdojnë punën për normalizimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *