Vinícius Júnior në telashe, ylli i Real Madridit rrezikon të mungojë ndaj Barcelonës!

Sulmuesi brazilian Vinícius Júnior është përfshirë në një situatë të diskutueshme pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku dyshohet se i tërhoqi flokët një kundërshtari.

Sipas raportimeve, braziliani mund të përballet me një pezullim prej një deri në tri ndeshjesh, varësisht nga vendimi disiplinor. Kjo situatë ka ngritur shqetësime te Real Madridi, pasi një dënim i tillë mund ta lërë yllin e skuadrës jashtë përballjes së shumëpritur ndaj Barcelonës, më 25 tetor.

Mungesa e Viníciusit do të ishte një goditje e rëndësishme për madrilenët, duke pasur parasysh ndikimin e tij në repartin ofensiv. Tashmë, vëmendja është te vendimi përfundimtar i autoriteteve disiplinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *