,

Joz Marku shpreh mbështetje për studentët në protestat në Tiranë

Këngëtari Joz Marku ka reaguar në rrjetet sociale në kohën kur protestat studentore në Tiranë po tërheqin vëmendjen e publikut.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një fotografi në Instagram Story, përmes së cilës ka shprehur hapur qëndrimin e tij në mbështetje të studentëve.

“ME STUDENTËT ❤️”, ka shkruar Jozi krahas imazhit artistik, ku paraqitet një figurë me krahë engjëlli dhe kokën e ulur.

Screenshot

Postimi i këngëtarit vjen në një moment kur zhvillimet rreth protestave studentore janë në qendër të diskutimeve, ndërsa reagimet nga personazhe publike po pasqyrojnë interesimin për atë që po ndodh në kryeqytetin shqiptar.