Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKSHPK bën thirrje për vaksinim

Në Kosovë janë konfirmuar 203 raste me fruth gjatë periudhës nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 17 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit të raportuar.

Sipas të dhënave të institutit, mbi 95 për qind e personave të prekur nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, IKSHPK-ja u ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë vaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.

Instituti ka njoftuar gjithashtu se gjatë vitit 2026 janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, të cilët nuk i kishin marrë vaksinat në kohën e duhur.

IKSHPK-ja thekson se vaksinimi mbetet një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit. Prindërit këshillohen të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për vaksinimin e fëmijëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *