Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë në Kosovë

Familjet në Kosovë që përballen me vështirësi ekonomike mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027.

Programi synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve që i plotësojnë kriteret e përcaktuara.Aplikimi bëhet online përmes platformës eKosova, ndërsa qytetarët që kanë nevojë për ndihmë mund t’u drejtohen Qendrave për Punë Sociale.

Subvencionimi synon të ndihmojë familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur shpenzimet për energji elektrike zakonisht rriten. Qytetarët këshillohen të informohen për kriteret dhe afatet përpara aplikimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *