Mbi 2 mijë gjoba trafiku në Kosovë brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2.248 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit, si pjesë e kontrolleve për respektimin e rregullave të komunikacionit.Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 27 aksidente trafiku.

Prej tyre, 14 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 13 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me pasoja fatale.Në të njëjtën periudhë, policia ka arrestuar 24 persona, ndërsa 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar aksidentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *