Gani Geci para Prokurorisë, intervistohet për rastin ndaj Lirim Mehmetajt

Gani Geci pritet të paraqitet sot para Prokurorisë për t’u intervistuar lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Intervistimi do të zhvillohet nga prokurori Blerim Igrishta.

Gecit, ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, në kuadër të procedurës që po zhvillohet ndaj tij.

Sipas pretendimeve të paraqitura në dosjen e Prokurorisë, rasti ka të bëjë me një publikim të gazetarit Mehmetaj në rrjetin social Facebook, ku përmendej deputeti Fatos Geci.

Prokuroria dyshon se Gani Geci e kishte kërcënuar gazetarin, duke i kërkuar që ta fshinte ose ta ndryshonte përmbajtjen e publikimit.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit përfshihen edhe deklarata që, sipas dyshimeve të Prokurorisë, Geci ia kishte drejtuar Mehmetajt në ambientet e mediumit ku gazetari ushtron veprimtarinë e tij.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë, ndërsa hetimet lidhur me dyshimet e ngritura janë në vazhdim.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *