NPL Tregu Sh A ka uruar të gjithë qytetarët pa dallim feje, ngjyre apo gjinie, me rasrin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Gjithashtu në të njejtën kohë ka informuar qytetarët se aktivitetet brenda hapësirave të Ndërmarrjes nuk do të punojnë punëtorët, duke i liruar të gjithë, përeveq atyre që janë të domosdoshëm
Urime Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Sot shënojmë me krenari 17 Shkurtin, ditën që simbolizon lirinë, sakrificën dhe rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një shteti të pavarur dhe demokratik.
Në këtë ditë të veçantë, Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke u angazhuar që edhe më tej të shërbejë me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
Me rastin e Festës së Pavarësisë, administrata, lokalet afariste dhe parkingu i Ndërmarrjes do të jenë pushim.
Gëzuar 18 vite shtet!
NPL “Tregu” Sh.A.



Leave a Reply