Me datën 02.03.2026, rreth orës 19:20, Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, deri sa ka qenë në pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ka ndalur për kontrolle një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit në automjet ka hasur në një armë të cilën vozitësi e mbante pa leje.

Arma pistoletë e llojit Zoraki M 906-T me një karikator dhe pesë (5) fishek të kalibrit 7,65 mm janë sekuestruar si dëshmi për gjykatën, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’.



Leave a Reply