Drejtorati i Administratës thellon bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjilan

Sot në kuadër të angazhimeve institucionale, së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit Komunal të Gjilanit Kushtrim Kadriun, dhe me shefin e Gjendjes Civile Agron Idrizin, realizuam një vizitë zyrtare në zyrën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës,drejtoria per pajisje me dokumente Gjilan, ku u takuam me zyrtarin Kushtrim Selishta.

Gjatë takimit me z.Selishta zyrtar përgjegjës për pajisje me dokumente, u dakorduam për angazhimin e një zyrtari shtesë, i cili do të ketë për detyrë përgatitjen dhe përshpejtimin e trajtimit të dosjeve.

Ky angazhim ka për qëllim rritjen e efikasitetit në kompletimin e dokumentacionit dhe përshpejtimin e procedurave për dërgimin e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Prishtinë me synim lehtësimin dhe përshpejtimin e shërbimeve për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *