,

Valentina Bunjaku Rexhepi thotë: Dega e LDK-së në Gjilan më ka propozuar kandidate për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit

Qytetarë të nderuar,
Miq të dashur,

Me kërkesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shumë përkrahësve, miqve dhe qytetarëve, ju njoftoj se Dega e LDK-së në Gjilan më ka propozuar kandidate për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit dhe kam pranuar me nder të jem pjesë e kësaj gare.

Numri im në këto zgjedhje do të jetë 21, një numër që për mua përfaqëson besim, përgjegjësi dhe zotim për me qenë zëri i Gjilanit, zëri i Anamoravës dhe zëri i çdo qytetari të Kosovës që kërkon përfaqësim me dinjitet.

Për mua, qytetarët nuk janë vetëm vota e përqindje, por njerëz me halle, sakrifica e sfida të përditshme, që meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të përfaqësohen denjësisht.

Mbështetja juaj ka qenë gjithmonë forca ime më e madhe, dhe besoj se këtë e kam dëshmuar gjatë tri mandateve në Kuvendin e Kosovës me përkushtim, përgjegjësi dhe punë.

Sot, bashkë me LDK-në, Vjosa Osmani Sadriun, Lumir Abdixhikun, Lutfi Hazirin, Drenusha Malokun, Besim Gudën, Gentrit Murselin dhe të tjerët, besojmë në një Kosovë me më shumë dinjitet, më shumë zhvillim dhe më shumë përkujdesje për qytetarin.

Valentina Bunjaku Rexhepi 21 LDK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *