
Fitorja e Spanjës në Kupën e Botës 2026 nuk do të thotë se e gjithë shuma e shpërblimit do të mbetet në arkën e federatës spanjolle.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, autoritetet tatimore amerikane pritet të aplikojnë taksa mbi një pjesë të shpërblimit prej rreth 50 milionë dollarësh që FIFA i akordon kampionit të botës. Arsyeja lidhet me faktin se ndeshjet e turneut, përfshirë finalen, u zhvilluan në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Legjislacioni amerikan parashikon që të ardhurat e krijuara brenda territorit të SHBA-së nga individë ose organizata të huaja mund t’i nënshtrohen tatimit federal. Për këtë arsye, një pjesë e shpërblimit të fituar nga Spanja mund të tatohet nga autoritetet amerikane përpara se fondet të shpërndahen.
Megjithatë, shuma përfundimtare që do të paguhet në taksa do të varet nga marrëveshjet tatimore mes SHBA-së dhe Spanjës, si dhe nga mënyra se si FIFA dhe Federata Spanjolle e Futbollit e administrojnë shpërblimin.
Çështja ka ngjallur debat në opinionin publik, pasi shumë e konsiderojnë të pazakontë që vendi organizator të përfitojë një pjesë të shpërblimit të kampionit të botës përmes sistemit tatimor.


Leave a Reply