Rikthehet moti i keq në Kosovë – Pas qetësimit të përkohshëm, stuhitë pritet të godasin sërish të premten!


Pas dy ditëve me mot të rënduar, të shoqëruar me erëra të forta, reshje intensive shiu dhe stuhi në shumë pjesë të Kosovës, moti pritet të stabilizohet përkohësisht gjatë ditëve në vijim.

Megjithatë, sipas parashikimeve, nga dita e premte pritet rikthimi i motit të paqëndrueshëm, me mundësi për reshje të dendura shiu, bubullima, erëra të fuqishme dhe stuhi lokale.

Qytetarët këshillohen të ndjekin njoftimet më të fundit meteorologjike dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku moti mund të përkeqësohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *